Bagazhi

Bagazhi i pataksuar
Kufiri i bagazhit të pataksuar për bagazhin e dorëzuar është 20 kg për pasagjer. Edhe fëmijët mbi 2vjet kanë të drejtë të kenë këtë peshë bagazhi. Ju rekomandojmë që të mos dorëzoni bagazhe të veçanta, të cilat kanë peshë më të rëndë se 30 kg.

Mbipesha e bagazhit
Transportimi i bagazhit, i cili për nga pesha i tejkalon kufijtë e përcaktuar të bagazhit të pataksuar, bëhet me pagesë deri ne 8 euro ne kilogram.
 
Bagazhi i dorës
Për shkaqe sigurie si dhe për shkak të rehatisë, në kabinë lejohet të merret vetëm një copë bagazhi dore për person deri ne 5 kilogram, derisa përmasat nuk guxojnë të tejkalojnë 55 cm x 40 cm x 20 cm.

Është e këshillueshme që në bagazhin e dorës të transportohen gjësendet me vlerë, medikamentet si dhe gjësendet që prishen lehtë ose që thyhen. Nga ana tjetër vlejnë udhëzimet rreth kufizimeve të përgjegjësisë, të renditura në vërtetimin e rezervimit të biletës (boarding pass).
 
Tarifa e mbipeshës së bagazhit
Pesha më e lartë e lejuar e bagazhit tuaj të udhëtimit është e shënuar në biletën tuaj të fluturimit. Tejkalimet e këtyre limiteve konsiderohen si mbipeshë bagazhi. Në rast të këtillë, struktura tarifore kërkon një çmim shtesë,deri ne 10€ pro kilogram.


Air Munich ju deshiron  fluturim te Kendshem.